Vdes i mbijetuari i masakrës së Izbicës që dëshmoi kundër Millosheviqit

Ka ndërruar jetë i mbijetuari i masakrës së Izbicës, Musafë Dragaj.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, përmes një njoftimi në Facebook.

“Paska ndërruar jetë Musafë Dragaj, i mbijetuari i masakrës së Izbicës. Baca Mustafë dëshmoi kundër Sllobodan Millosheviqit për njërën ndër masakrat më të rënda të Kosovës, atë të Izbicës”.

“Dëshmia e tij bashkë me ankthin e trishtimin që e kishte përjetuar me rastin e krimit mizor në Izbicë, ishte thirrje për drejtësi”.

“Me shuarjen e Bacës Mustafë uroj të mos shuhet edhe rrëfimi për të dhe historinë e tij. Shpirti i tij u prehtë në paqe”.