Leon Dajaku në Bayern Munich

Bayern Munich ka zyrtarizuar sulmuesin kosovar, Leon Dajaku.

18 vjeçari ka luajtur për ekipin e Stuttgartit, e edhe pse tani është i lënduar, Bayerni e ka blerë atë.

Dajaku do të luaj për ekipin U19 të Bayern Munchen për një vit. Kosovari ka nënshkruar kontratë me Bayernin deri më 30 qershor 2023, transmeton Koha. Dajaku i është bashkuar Sfb Stuttgartit në vitin 2014. Për U19-shat ai shënoi 17 gola në 31 ndeshje gjatë vitit të kaluar, transmeton koha.net.

Dajaku përveç është edhe pjesë e përfaqësueses gjermane të futbollit.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj për Bayernin në të ardhmen dhe dëshiroj ta jap kontributin tim maksimalisht për të pasur një sezon të suksesshëm”, ka thënë Dajaku.

“Jam shumë i lumtur që Leon ka vendosur të luaj për Bayernin. Ai është një sulmues i shpejtë dhe i rrezikshëm. Ne jemi të bindur se ai do të bëjë përparim të madh në Bayern”,ka thënë kreu i kampusit të FC Bayernit, Jochen Sauer./Klina.info

SHARE