53 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 63 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se tri prej tyre janë për dhunë në familje.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, katër persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”.