Moti për sot dhe ditët në vijim

Edhe kjo javë nuk sjellë stabilizim të motit. Mbetet mot i ndryshueshëm, me reshje lokale shiu dhe bubullima. Nga e marta rënie e lehtë e temperaturave.

Gjatë ditës së sotme depërtimi i fushave ciklonike nga Atlantiku do të kushtëzojë mot jostabil edhe gjatë javës në vijim. Këto fusha sjellin edhe masa diç më të freskëta ajrore, të cilat nga dita e martë do të zbresin lehtë temperaturat maksimale në vlera më të ulëta nga mesataret.

Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, e gjatë ditës edhe zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

15.06 – Shumë ngrohtë, paradite me diell, ditën vransira të ndryshueshme. Pasdite me reshje lokale shiu me bubullima.
16.06 – Më freskët, kryesisht me vransira. Në mëngjes mundësi për reshje lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.
17.06 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes me reshje lokale shiu. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
18.06 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes reshje lokale shiu. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
19.06 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri 14C, e maksimalet do të zbresin nga 26C, të hënën, në 21C, ditën e mërkurë.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriu 4-8m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres pak nën vlera normale.