Sonte asnjë rast me koronavirus

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 319 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.

Sonte me 18.03.2020 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2 në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 18.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 13.316 udhëtarë. Në Aeroportin Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.780, Vërmicë 3.726, Jarinje 887, Dheu i Bardhë 801, Hani i Elezit 1.258, Kullë 744, Qafë Morinë 44, Bërnjak 394, Qafë Prush 28, Muçibabë 134 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë  të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontaktuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive./