Në Spitalin e Pejës, 10 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Dhjetë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë në gjendje të rëndë, është bërë e ditur nga zyrtarët e këtij institucioni shëndetësor.

Sipas njoftimit, në spital po trajtohen 65 pacientë me COVID-19, por 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Gjithsej, 31 pacientë janë me oksigjeno-terapi,

Ndërkohë, 10 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

“Nga personeli i Spitalit, 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook. /