Finalja e Superkupës mes Realit e Frankfurtit luhet më 10 gusht

Real Madridi dhe Eintracht Frankfurt do të ndeshen në finale e Superkupës për vitin 2022 më 10 gusht.

Reali do të jetë në këtë finale si fitues i Ligës së Kampionëve ndërsa Eintracht Frankfurt si fitues i Evropa Ligës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Olimpik në Helsnik të Finlandës,

Kujtojmë se Reali e ka mposhtur në finale Liverpoolin me rezultat 0-1, ndërsa Eintracht Frankfurti fitoi në penalti nga Rangers në finalen e Evropa Ligës.