Vendimi i Kushtetueses për Ligjin e Pagave, Tahiri: Ligje koti që bien me rënie të lirë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,  ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë nenet e Ligjit të Pagave, ku parashihej zvogëlimi i pagave për zyrtarët publikë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se anëtarët e Qeverisë Kurti kanë nevojë për trajnime nga ish-gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, njohës të shtetit të së drejtës dhe njohës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.

“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë!

Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit.

Anëtarët e kësaj qeverie, i madh e i vogël, kanë nevojë për trajnime nga ish Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohjës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.

Ku je nisë, o kryeministër, këto janë rezultate të një logjike të mbrapshtë!”, shkroi ai.