Sot shënohet Dita e të Pagjeturve

Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve.

Në nderim të tyre, Shoqata për Kthimin e Shqiptareve te Shpërngulur nga Trojet e Veta, ka propozuar të ndalet ndriçimi në gjithë Kosovën për dy minuta në orën 20:00.

Zyrtarisht në Kosovë ende figurojnë mbi 1,650 persona të zhdukur edhe 24 vjet pas luftës. Familjarët ende presin informata rreth të pagjeturve dhe kërkojnë vazhdimisht nga institucionet e shtetit që të zbardhin fatin e tyre./