A po zbatohet marrëveshja për targat? Shefi i EULEX-it jep detaje

Sot në mëngjes ka filluar zbatimi i marrëveshjes për targat në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka dhënë detaje,

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ekipet monitoruese kanë vizituar sot gjashtë pikat e përbashkëta kufitare dhe se marrëveshja po zbatohet.

“Ekipet tona monitoruese sot vizituan të gjashtë pikat e përbashkëta të kalimit midis Kosovës dhe Serbisë për të shqyrtuar futjen e regjimit të ri të afisheve të targave. Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e marrëveshjes“, shkroi ai