U dhurohen ndresa sportive klubit të boksit “Dukagjini”

Sot, klubi i boksit “Dukagjini” në Klinë mori ndresa sportive nga Driton Temaj.

Temaj ka të inkuadruar edhe djalin e tij në këtë klub, Andi Temaj, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij. Drejtori i Klubit, Hajdin Balaj, ka falënderuar Dritonin për këtë dhuratë. Falënderues u shpreh edhe trajneri i klubit, Ramiz Balaj.

Ndërkohë ata thonë se besojnë se do të marrin pjesë me disa boksierë në turnirin në Mal të Zi