E dhimbshme: Vdes në New York mërgimtari 26-vjeçar nga Irzniqi i Deçanit

Dje në New York ka vdekur i riu nga fshati Irzniq i komunës së Deçanit, Ardijan Berisha, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e 26-vjeçarit, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre.

GazetaDemos merr vesh se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes, i cili ka vetëm një motër.