VESELI NË KLINË, PREMTON THEMELIMIN E FONDIT PËR PUNËSIM TË QËNDRUESHËM  INSAJDERI

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli është takuar gjatë ditës së sotme me banorë të disa fshatrave të Klinës, ku së bashku me ta ka biseduar për  programin e tyre zgjedhor.

Përmes një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se “thelbi i një udhëheqjeje të mirë është vizioni dhe PDK-ja ka vizionin më të mirë për të ardhmen”.

Veseli i cili është duke kandiduar për kryeministër të Kosovës ka premtuar para qytetarëve të Klinës se do ta themelojë Fondin për Punësim të Qëndrushëm.

“Ne do ta themelojmë dhe zhvillojmë Fondin për Punësim të Qëndrueshëm, në shumë prej 200 milionë euro, i cili për objektiv ka punësimin e mijëra të rinjve brenda vitit”, ka shkruar Veseli.

Ndër tjera i pari i PDK-së është shprehur se do të krijojë mundësi më të mira për të rinjtë që mos të ikin nga vendi.

“Të rinjve të Klinës, Dukagjinit dhe tërë Kosovës do u krijojmë më shumë mundësi që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë, këtu ku kanë lindur dhe janë rritur”, ka thënë Veseli. /

SHARE