Jevtiq: Policia e Kosovës ktheu pas autobusët me serb nga Shtërpca të cilët u nisën për në protestën e Rudarit

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq thënë se policia e Kosovës ka ndaluar një autobusët me serb nga Shtërpca të cilët ishin nisur për t’i bashkuar protestës paqësore në Rudare.

Përmes një postim në Twitter, Jetviq ka thënë se policia ka gjobitur të gjithë ata që nuk kanë letërnjoftime të Kosovës, shkruan kosovoonline, transmeton Insajderi.

“Serbët nga jugu i Kosmetit sot në masë të madhe kanë dalë në protestë paqësore në Rudare. Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka kthyer autobusët me serb nga Shtërpca dhe në të njëjtën kohë ka shqiptuar gjoba për të gjithë ata që nuk kanë letërnjoftime të KS-së. Një shembull të demokracisë dhe lirisë për të cilën po flet Kurti”, ka thënë ai, është Jevtiq në Twitter.

Ai zbuloi se “gjatë rrugës, patrullat e policisë ndalojnë automjetet e synuara dhe marrin të dhënat e pasagjerëve me mesazhin “mirë, nëse ka ndonjë problem do ta dimë se kush e ka fajin”.

“Pas të gjitha lirive që janë hequr, ata po përpiqen të revokojnë të drejtën tonë demokratike për protestë paqësore”, tha Jevtić.

Po ashtu, Jetviq pretendon se policia ndalon automjetet serbe që kanë shkuar në Rudare edhe nga lokacionet tjera, nga Babino Most, Vuçitrna, Graçanica, Pomoravlja.

SHARE