Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve

Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve
2019’

Njësite policore të stacionit policor në Klinë së bashku me njësite rajonale të DRP Pejë, kanë
verifikuar disa lokale në komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e
natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet. Gjatë këtij plani janë identifikuar 3 (tri) lokale të
cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen ‘Arbëria’, ndërsa dy lokale
të tjera në fshatrat Volljakë dhe Poterqë.

Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me
mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë.