Klubi italian dëshiron Milot Rashicën

Napoli është duke e vëzhguar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Werder Bremenit, derisa ka realizuar 10 gola dhe 6 asistime në 29 ndeshje.

Paraqitjet e tij kanë bërë që disa klube të shprehin interesim për reprezentuesin kosovar.

Rahica është duke u kërkuar nga Napoli dhe 23-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën e tij në Itali, raporton “Radio Marte”.

Interesim për Rashicën kanë shprehur edhe Liverpooli, Leipzigu, Aston Villa dhe Wolverhamptoni.