Kurti priti në takim komandantin e NATO-s në Napoli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch.

Kurti rikonfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit.

Duke shprehur mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, Kurti ritheksoi se ruajtja e sigurisë në Kosovë është qëllim i përbashkët. Ai e njoftoi me progresin ekonomik, demokratik, social e të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet qeverisë, institucioneve të Kosovës dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës.