Del fotoja e parë e policëve kosovarë pas lirimit në Serbi

Tre policët kufitarë të kidnapuar rreth dy javë më parë nga forcat elitare të Serbisë afër Leposaviqit, sapo janë liruar nga qendra e paraburgimit në Kralevë.

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka publikuar foton e tre policëve pas vendimit për lirim.

“Më në fund” shkruan Haxholli në postim.