​Chelsea – Arsenal, formacionet e mundshme

Gjatë kësaj jave do të zhvillohet java e 24-të në Premier Ligën Angleze.

Supersfida e kësaj jave pritet të zhvillohet, në “Stamford Bridge” ndërmjet Chelsea-s dhe Arsenalit, përcjellë KosovaPress.

Chelsea në këtë ndeshje hyn pas humbjes javën e kaluar ndaj Newcastle në udhëtim, ndërsa Arsenal nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Sheffield Utd.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (4-3-3): Kepa; Emerson, Rudiger, Christensen, Azpilicueta; Barkley, Jorginho, Kante; Willian, Hudson-Odoi, Abraham.

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Saka, Mustafi, Luiz, Maitland-Niles; Torreira, Xhaka; Pepe, Martinelli, Ozil; Lacazette.

Kujtojmë që përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave fillon në ora 21:15.

Ndërsa më poshtë mund ti shihni ndeshjet tjera që zhvillohen sonte./Klinainfo/