Reagim ndaj ftesës së Gjykatës Speciale për Rexhep Selimin

Gjykata Speciale mund të jetë për çdo gjë, përpos për drejtësi sa i përket luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së. Kjo Gjykatë do të provojë të bëjë një lloj ri konceptimi të luftës në ish-Jugosllavi, si dhe mënyrën sesi do ta shohin në të ardhmen luftën e Kosovës historianët dhe brezat. As Gjykata Speciale, as Serbia dhe as bashkëpunëtorë e dëshmitarë të rrejshëm nuk mundë ta përdhosin luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe të gjithë ish ushtarë dhe komandantë të UÇK-së, të ftuar nga kjo Gjykatë, përfshi edhe dy bashkëqytetarë dhe bashkëluftëtarë nga Klina, Sokol Bashota dhe së fundi Rexhep Selimi, do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore. Do të dëshmojnë të vërtetën për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare dhe të drejtën e fituar me luftë nga një popull.
Pa Ushtrinë Çlirimtare, populli shqiptar do të ishte ende popull i mohuar në të drejtën e tij legjitime për të jetuar i lirë dhe i pavarur.