Treni del nga shinat në Gjermani, të paktën 3 të vdekur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një tren ka dalë nga shinat në jug të Gjermanisë të premten.

Lajmin e konfirmoi për CNN një zyrtar i krahinës Garmisch-Partenkirchen.

Policia tha se treni po udhëtonte nga kjo zonë për në Bavari, në drejtim të Mynihut, kur edhe doli nga shinat

Skuadrat e emergjencave civile janë në vendngjarje dhe po vijon operacioni i shpëtimit.