Vajzat U19 fitojnë ndaj Gjibraltarit, 6 futbolliste të “Dukagjinit” pjesë e lojës

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në hapje të kualifikimeve për Kampionatin evropian në Ligën B, duke mposhtur Gjibraltarin, me rezultat 7:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dardanet e morën situatën në duar që nga fillimi i ndeshjes dhe dominuan plotësisht lojën në të dy pjesët. Flondra Behrami u përkujdes t’ia siguroj epërsinë Kosovës në minutën e 5-të. E njëjta futbolliste e tundi sërish portën e mysafireve, në minutën e 18-të, pasi finalizoi pasimin nga Albulena Guri. Kjo e fundit konkretizoi një rast në minutën e 26-të duke e ngritur rezultatin në 3:0, në të mirë të Kosovës. Albulena Guri shënoi sërish tre minuta para se të përfundonte pjesa e parë, e cila u përmbyll me rezultat 4:0. Dardanet vazhduan me paraqitje fantastike edhe në pjesën e dytë, ku shënuan edhe tre gola tjerë. Golin e radhës Kosova e gjeti nga një penallti e akorduar në minutën e 49-të. Elma Kadriu ishte e saktë në gjuajtjen e saj, duke e ngritur epërsinë në 5:0. Gjashtë minuta para se të përfundojë takimi, Erisa Popaj shtoi epërsinë në 6:0, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Vesa Paqarizi. Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Bullgarisë, me 14 nëntor, nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova ndaj Gjibraltarit luajti me këtë përbërje: Alma Demiri, Vanesa Nushi, Gresa Berisha, Kreshnike Ramaja, Melisa Berisha, Erletë Shabiu, Vesa Paqarizi, Elma Kadriu, Rreze Gashi, Flondra Behrami dhe Albulena Guri.

Vlen të theksohet se 6 futbolliste te Dukagjinit janë pjesë e Kombëtares U19:

Dorentina Kryeziu
Elma Kadriu
Vanesa Nushi
Shyhrete Racaj
Kreshnike Ramaja
Aurona Racaj
Suksese Kosovë!

SHARE