Pamjet prekëse nga varrimi i personave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi

Turqia po përjeton fatkeqësinë më të rëndë në historinë e saj, pasi si pasojë e tërmetit që ndodhi të hënën në Turqi dhe Siri humbën jetën mbi 20 mijë persona deri tani.

Autoritetet turke bëjnë të ditur se në Turqi numri i viktimave është rritur në të paktën 16,546, ndërsa të plagosurit i kanë kaluar 66 mijë.

Kurse, sot ka filluar varrimi i personave që humbën jetën, dhe pamjet e publikuara në mediat turke janë shumë prekëse.