Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje interesante, në kuadër të javës së 17-të.

Prishtina e pret Drenicën, që në tri ndeshjet e fundit nuk di për fitore, teksa do të synojë që të gjejë ecurinë pozitive.

Në anën tjetër, drenicakat, janë në vendin e parafundit në tabelë, me 17 pikë.

Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 13:00.

Në ballafaqimin tjetër, Dukagjini përballet me Trepçën.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me fillim nga ora 13:00.