Mbappe: Isha në bisedime me Liverpoolin, është ekipi i zemrës së mamit tim!

Kylian Mbappe ka zbuluar prapaskenat e bisedimeve me skuadrat e tjera ditëve të fundit.

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë ka bërë të ditur se ishte në bisedime me Jurgen Klopp për tu transferuar te Liverpooli ditëve të fundit.

Mbappe ka thënë se Liverpooli është ekipi i zemrës së nënës së tij dhe se e donte kalimin te skuadra angleze.

“Isha në bisedime me Liverpoolin. Po flisja me Klopp për transferimin te Liverpooli. Kjo është skuadra e zemrës së mamit tim. U takuam edhe para pesë vitesh kur isha në Monaco. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të madhe” ka thënë Mbappe./