Shijojeni motin sot, temperaturat shkojnë deri në 28 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, me vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje.

Sipas IHMK-së, sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore,

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.”