KËTA JANË KOORDINATORËT QË U SHKARKUAN, NË MESIN E TYRE EDHE DJALI ISH-PRESIDENTIT RUGOVA

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot në mbledhje të qeverisë për shkarkim të koordinatorëve nacional. Me këtë vendim të Qeverisë të gjithë koordinatorët nacional, janë shkarkuar nga pozitat e tyre, si rrjedhojë në Qeverinë Kurti s’do të ketë të punësuar me këtë pozitë

Kabineti qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, sot vendosi që t’i ulë pagat në ekzekutivin kosovar, ndërsa shfuqizoi edhe emërimet e Koordinatorëve Nacional të cilët i kishte emëruar Ramush Haradinaj.

Kësisoj, Koordinatorë Nacional më nuk do të jenë, Rexhep Hoti, nga posti i Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Besnik Tahiri nga pozita Koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Mendim Rugova nga posti i Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Fatos Makolli nga posti i Koordinatorit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.

Ndërsa, Kurti ka përmendur edhe dorëheqjen e shefit të Task Forcës Kundër Narkotikëve te të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani.