Dy të lënduar nga aksidenti në mes shtatë veturave në Mitrovicë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Një burrë kosovar dhe një fëmijë serb, janë lënduar gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicën e Veriut.

Në këtë aksident trafiku janë përfshirë shtatë vetura.

Raportohet se një veturë i ka goditur gjashtë vetura të tjera të cilat ishin në lëvizje dhe një veturë tjetër e cila ishte e parkuar, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.