Edhe një orë mbyllet afati, vetëm dy koalicione

Kur kanë mbetur vetëm një orë deri në përmbyllje të afatit për regjistrimin e koalicione në KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë paraqitur vetëm dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve, shkruan Reporteri.net.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë paraqitur vetëm dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve.

“Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe koalicioni ni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)”, tha ai.

Kujtojmë që deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit ka afat të bëhjet deri sonte në ora 18:00.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifit për qeverinë e Avdullah Hotit.