Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale pritet të sillën ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.