Nesër Dita e Çlirimit të Klinës, në ora 09:30 – Ngritja e Flamurit,

Komuna e Klinës ka njoftuar  se në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit – 18 Qershorin, neser në ora 09:30 minuta në Parkun para objektit të Komunës do bëhet ngritja solemne e Flamurit .

Njoftimi i plotë:

AGJENDA PËR 18 QERSHORIN, DITËN E ÇLIRIMIT TË KLINËS

Komuna e Klinës, të enjten, më datë 18 qershor, shënon njëzetë e një vjetorin e çlirimit.

Për shkak të situatës së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19, do të bëhen vetëm homazhe dhe përurimi i memorialit të personave të pagjetur në Kralan, ku në prill të vitit 1999 u masakruan civilë shqiptarë nga ushtria serbe.

Në përurimin e memorialit në Kralan i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.

Agjenda

Ora: 9:30​ ​Ngritja e flamurit dhe intonimi i Himnit
​​​Vendi: Para Kuvendit Komunal,

Ora 9:35 ​​Homazhe te sheshi “Mujë Krasniqi”,

Ora 9:40 ​​Homazhe pranë memorialit të të pagjeturve në Klinë,

Ora 9:45 Homazhe te busti i “Ismet Rracit”,

Ora 10:00​​ Homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kombit,

Ora 11:00 ​Përurimi i memorialit të personave të pagjetur të Komunës së Klinës në Kralan.

SHARE