EDHE NJË RAST I KONFIRMUAR ME COVID-19!

Sot me 19.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 21 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre ka rezultuar pozitive.

Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020.

#Covid19