Qytetarët e Klinës po vazhdojnë të respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës

Qytetarët kanë marrur shumë seriozisht vendimin e qeverisë së Kosovës për masat parandaluese ndaj virusit Covid-19.

Një nga udhëzimet e qeverisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit kanë kërkuar që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë pa pasur nevojë në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit.

Kujtojmë që në Klinë u shënua rasti i dytë me koronavirus, pasi një shtetase e Italisë e cila punonte në Kosovë u testua dhe rezultoi pozitivisht.

Qeveria e Kosovës, ka vendosur që Klina, Vita dhe Malisheva të futen në Karantinë, teksa numri i të infektuarve me virus në Kosovë ka shkuar në 20./