“Do luftojmë apo jo?”, Florian Marku sfidon për një përballje në ring ish-kampionin e botës

Me 14 ndeshje në total, në të cilat ka fituar plot 13 prej tyrë, 8 me “knock out” dhe ka barazuar vetëm 1, “gjiganti” i boksit, Florian Marku ka njoftuar pasditen e kësaj të enjte përballjen e radhës në ring.

Përmes postimi në profilin e tij zyrtare, në rrjetin social “Instagram”, boksieri shqiptar ka bërë me dije se ka ftuar në një “duel”, ish-kampionin e Botës për peshat e lehta, skocezin, Josh Taylor.

“Do luftojmë apo jo, ofertën ta kanë nisur Josh Taylor? Unë jam një sfidë e lehtë për ty o ish-kampioni i Botës! Dhe një luftë e mirë rikthimin tënd!”,- shkruan Marku bashkangjitur postimit, ku provokon jo pak “luftëtarin” skocez.