Shqiptari gjendet i varur brenda qelisë së burgut në Itali, kërkoi të fliste në telefon me familjen

Një shqiptar në Bolonja i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e paraburgimit ku po vuante dënimin.

Mediat italiane që raportojnë ngjarjen nuk japin të dhëna për identitetin e tij, por mësohet se është rreth moshës 40 vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë fundjavë.

Shqiptari raportohet se kishte qenë në paraburgim prej disa muajsh, dhe nuk ishte vetëm në qeli, por i burgosur tjetër nuk ka parë asgjë, pasi ishte në gjumë.

Ai mësohet se ishte në pritje të dilte në gjyq me akuzën për vjedhje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Sipas zyrtarëve të burgut, shqiptari në orët e fundit para se të kryente aktin ekstrem kishte kërkuar dhe telefonuar familjen e tij.