Nesër takimi “final” Kurti-Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pritet që nesër të bëjnë edhe një përpjekje  për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Burime të arbresh.info , bëjnë të ditur se Kurti e Mustafa nesër do të kenë takimin final.

Kujtojmë se dy opatitë VV e LDK, ë janë tash e disa muaj në përpjekje që të arrijnë një marrëveshje për koalicion.

Deri më tash problem për këto dy parti ka dalur posti i Presidentit.

Kujtojmë se pa një marrëveshje paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që ta zgjedh Glauk Konjufcën  në krye të Parlamentit.

Ndërsa Albin Kurti si Kryetari i Vetëvendosjes si partia fitues, do të takohet të hënën më 6 janar më Presidentin e vendit Hashim Thaçi ku do të diskutohet për mandatarin.

Pas këtij takimi Lëvizja Vetëvendosje do ti ketë afat 15 ditë që të formoj Qeverinë/Klina info/

SHARE