Haxhi Avdyli i LDK-së thotë se nuk e ka nënshkruar mocionin për shkarkimin e Kurtit

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se nuk e ka nënshkruar mocionin për shkarkimin e kryeministrit, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se arsyeja e mosnënshkrimit të mocionit, është situata me koronavirusin dhe paqartësitë e veprimeve të ardhshme politike.

“Dua të konfirmoj që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e KM Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi”, ka shkruar ai.