Limaj viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Krenar për UÇK-në dhe luftën e drejtë të saj

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.

Ai vlerësoi lartë sakrificën e kësaj familjeje për lirinë e vendit.

“Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë”, shkroi ai në Facebook.

Limaj u shpreh se është krenar për UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë, të pastër e të lavdishme.