Hajnat futen në një shtëpi në Pejë dhe vjedhin disa armë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Të premten disa persaon janë futur në një shtëpi në Pejë, ku kanë vjedhur disa armë, dhe një unazë ari.

”Pejë / 27.01.2024 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur disa armë (pistoleta) dhe një unazë ari. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë.

Ngjarja është cilësuar si vjedhje e rëndë./