Dukagjini luan sot ndaj Rijeka në Ligën e Konferencës

Pasi arriti që të kalojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës duke bërë historinë e klubit, Dukagjini sot luan sfidën e parë të këtij raundit ku do të përballet me skuadrën kroate Rijeka.

Rijeka është ekip me përvojë në garat evropiane, andaj skuadra e Armend Dallkut nuk do ta ketë aspak të lehtë. Sfida mes tyre do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Aventurën në këtë kompeticion e nis sot edhe nënkampioni i Kosovës, Drita. Skuadra gjilanase do të ketë punë me skuadrën nga Republika e Çekisë, Viktoria Plzen.

Ndeshja e parë luhen ë Çeki, sonte me fillim nga ora 19:00