Mot i nxehtë sot, temperaturat deri në 30 gradë

Në dy ditët vijuese, masa më të ngrohta ajrore fillojnë të shtrihen mbi vend, që do të sjellin mot më të nxehtë dhe kryesisht me diell, me temperatura që vende-vende mund të kulminojnë ditën e premte edhe deri në 30C apo edhe lehtazi mbi. Pas këtij të nxehti ditën e shtunë pritet përkeqësim i shkurtër i motit, me ç’rast nga mesdita do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Rrebeshet e shiu aty këtu mund të jenë edhe më intenzive e të shoqërohen edhe me breshër. Ditën e diel, reshje mund të priten vetëm përreth viseve malore, e të hënën mot më stabil dhe kryesisht me diell. Ndotja e ajrit mbetet më e ulët edhe në ditët e ardhshme, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të pasdites mbetet mundësi për rritje të koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, që shkurtimisht edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

13.05 – Nxehtë e kryesisht me diell.

14.05 – Më shumë vransira e ngrohtë. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.