KLINA ORGANIZON JAVËN E RINISË

Nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Klinë, po mbahet “Java e Rinisë 2022”.
Aktivitetet e shumta kanë filluar me vizitën tek varrezat e dëshmorëve, në Kodrën e Kuqe, vizitë Kullës së Bekë Sylë Millakut, Art Galeria e Prof. Idriz Berishës, si dhe vizitat tek arkivi dhe Biblioteka e qytetit.

Me këtë rast do të zhvillohen po ashtu edhe aktivitete të tjera të larmishme, si turne sportive, trajnime, kurse, orë letrare etj., të cilat do të vazhdojnë të mbahen deri më datën 21 tetor. Këto aktivitete do të kurorëzohen me shpërblime dhe certifikata.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, duke qenë pjesë këtyre organizimeve është shprehur e lumtur që gjatë kësaj kohe ishte në mesin e shumë të rinjve klinas duke parë nga afër potencialin, angazhimin dhe dëshirën për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Për të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e këtyre aktiviteteve, të përcjellin njoftimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të publikuar në faqen e komunës së Klinës.