Nis gjykimi i ish-gardianit serb që akuzohet për maltretim të shqiptarëve gjatë luftës

Ka nisur gjykimi Dragisha Milenkoviq, i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë. Milenkoviq akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, bashkë me zyrtarë të tjerë të burgjeve, ka maltretuar të burgosur shqiptarë.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.M. ish gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, përkatësisht konfliktit të armatosur, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore në mënyrë sistematike i kishin malltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, pati bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës në fund të vitit të shkuar.

Ndaj tij janë iniciuar veprat penale “krim lufte kundër popullatës civile” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në gjykimin e nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryetar i trupit gjykues është Kujtim Krasniqi, aktakuzën e përfaqëson Atdhe Dema, ndërsa të akuzuarin e mbron avokati Dejan Vasiq