Tejkalim i pasigurtë, lëndohen tre persona në aksidentin në Malishevë

Një aksident i rëndë mes dy vetura ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Dragobil të Malishevës.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nystret Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodh për shkak të tejkalimit të pasigurt.

Të lënduarit momentalisht janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.