Talat Xhaferi ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për t’u emëruar kryeministër

Talat Xhaferi ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për të marrë pozitën e kryeministrit.

Seanca në fjalë për emërimin e tij pritet të fillojë nga ora 11:00.

Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ai do të ketë mandat 100 ditësh pasi është qeveri teknike.