Banorët e Rugovës që tri ditë pa rrymë, nga KEDS thonë se bora e madhe po e vështirëson punën

COVID-19

Të infektuar

43881

Të shëruar

Banorët e fshatrave të Rugovës në Pejë po ankohen se tash e tri ditë nuk kanë furnizim me energji elektrike,

Për të sqaruar këtë situatë Gazeta Sinjali ka kontaktuar me KEDS-in, të cilët thonë se rreth 500 konsumatorë në atë pjesë janë pa rrymë.

Nga KEDS thonë se shkaku i borës, ekipet e tyre nuk po arrijnë të shkojnë me pajisje, në mënyrë që të sanohet problemi.

“Nje pjesë e konsumatorëve, janë rreth 500 konusmtorë, që tash e tri ditë nuk kanë energji elektrike, ka borë atje dhe është lartësi e madhe.

Ekipet tona janë atje por nuk janë duke mujt me mrri me pajisje për shkak të borës”.

Tutje ata thonë se ekipet e tyre janë duke e bërë maksimumin që qytetarëve t’i kthehet furnizimi me energji elektrike.

SHARE