Bledar Kryeziu, 20 vjeçari me numrin 2 në listën e PDK-së në Malishevë

I ri në moshë, por i përgatitur për të marrë përgjegjësi të reja.
Është ky Bledar Kryeziu, i cili kërkon besimin dhe votën e qytetarëve të Malishevës për t’u bërë pjesë e Asamblesë Komunale.
Bledari është 20 vjeçar dhe vijon studimet në Fakultetin e Arkitekturës.
Ai mbanë numrin 2 në listën e PDK-së në Malishevë.
Ky është postimi i të riut në FB, derisa tregon dhe angazhimet e tij:;

Të nderuar miq dhe familjarë, kam nderin të ju njoftoj se unë Bledar Kryeziu kandidoj për asamble në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës . Jam një i ri 20 vjeçar, vijoj studimet në fakultetin e Arkitekturës. Krahas studimeve kam qenë gjithnjë i angazhuar në komunën ku unë jetoj dhe veproj.
Të jem i zellshëm në punë dhe i saktë në qëllime ka qenë gjithnjë parimi im. Unë për dy vite radhazi kam drejtuar “Këshillin e Veprimit Rinor Lokal”. Rinia është e ardhmja dhe shpresa e një vendi, andaj unë si i ri së bashku me të rinjët e të rejat e qytetit tim kemi kryer aktivitete të shumta, gjithnjë në sensibilizimin dhe rritjen e vetëdijës se e ardhmja e sigurt për shtetin jemi ne dhe puna jonë .
Në rrugëtimin tim jetësor kam mësuar që gjithnjë duhet dalur në shërbim të vendit ku jetojmë. Për të bërë ndryshimin duhet filluar nga afër. Për të korrur fitore nevojitet mbështetja.
Ndryshimi vjen vetëm me Partinë Demokratike në krye me Isni Kilaj!
#IsniKilaj 177
#BledarKyeziu 2