Arta Elezaj vë në pah linjat joshëse në fustan të ngushtë

Ajo arrin që në secilën paraqitje të marr vëmendje dhe të komentohet.

Bëhet fjalë për, Arta Elezajn e cila edhe kësaj radhe postoi disa imazhe që në fokus kishin linjat e saj joshëse, shkruan portali

Arta shihet e veshur me një fustan të ngushtë me detaje me lule dhe një prerje të theksuar në pjesën poshtë gjoksit, teksa pozon në një ambient të gjelbëruar.

Elezaj u paraqit në formë të mirë dhe tejet atraktive, ndërsa nuk munguan komplimentet nga miqtë e saj dhe fansat të cilët nuk janë të pakët në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që Arta famën më të madhe e mori nga paraqitja në serialin vendor “O sa mirë”, ndërsa ka kohë që nuk është bërë pjesë e ndonjë projekti televiziv.