Kadri Veseli niset për në Hagë (Video)

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës, pas vizitës së tij disa-ditore në Kosovë.

Klan Kosova ka siguruar pamje kur ai nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Veseli ishte lejuar nga Specialja që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës