Ndërtesa e Kuvendit merr ngjyrë rozë në shenjë solidariteti me gratë që përballen me kancerin e gjirit

Kuvendi i Kosovës është ndriçuar me ngjyrë rozë shenjë solidarizimi me të gjitha ato nëna, gra, e vajza, të cilat përballen me kancerin e gjirit.

Kështu ka bërë të ditur kryeparlamentarja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi.

“Sot, në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës është ndriçuar me ngjyrë rozë, në shenjë solidarizimi me të gjitha ato nëna, gra, e vajza, të cilat përballen me kancerin e gjirit. Për t’i kujtuar ato që na lanë dhe për t’i inkurajuar edhe më tej ato që ngadhënjyen në këtë sfidë”, ka shkruar Osmani.

SHARE